Tentoi të Fuste Narkotik në Burg

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Burgun e Dubravës pasi që të njëjtit gjatë një kontrolli nga zyrtarët e shërbimit korrektues i janë gjetur 20 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë.

Pesha totale e drogës së dyshuar që është gjetur është 25 gramë.

Sipas Policisë, të dyshuarit këto paketime me narkotikë i janë gjetur në një palë atlete.

I dyshuari ishte duke shkuar në vizitë te vëllai i tij, i cili gjendet në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektues të Dubravës.

I dyshuari pasi që është marrë në pyetje nga prokurori është liruar në procedurë të rregullt.