Ilustrim

Tentoi kyçjen e rrymës ilegalisht, rrezikoi banorët përreth

Një qytetar nuk e ka pranuar faktin se kompania KEDS i’a ka ndërprerë energjinë elektrike.

Ai ka provuar që në mënyrë ilegale ta bëjë kyçje në rrjetin e energjisë, ku si pasojë ka shkaktuar avari në rrjetin elektrik në atë pjesë.

Policia e ka vlerësuar këtë veprim si shkaktim të rrezikut të përgjitshëm.

Pas këtij veprimi, është dashur ndërhyrja e Zjarrfikësve, punëtorëve të KEDS-sit, Policisë e Prokurorisë.

I dyshuari, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë.