Foto: Ilustrim

Tentim vrasje në Pejë, i dyshuari në arrati

Dy persona janë sulmuar me sëpatë në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë.

Policia ka njoftuar se për arsye të panjohura, gjatë ditës së djeshme dy persona janë sulmuar fizikisht nga një i dyshuar.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një sëpatë e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Dy viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

I dyshuari pasi ka kryer veprën është larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka arritur të gjej vendin ku banonte ai dhe gjatë kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Policia ka raportuar edhe se i dyshuari gjendet në arrati.