Ilustrim

Tentim vrasja në Prishtinë përfundon me plagosje

Në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë gjatë ditës së djeshme disa persona të panjohur kanë tentuar ta vrasin një person.

Viktima ka njoftuar policinë së persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, me ç’ rast kanë qëlluar viktimën në kofshë, ndërsa predhat kanë goditur edhe lokalin, një furrë e bukës dhe një veturë e parkuar Mercedes me targa lokale.

Viktima pas plagëve të marra ka kërkuar trajtim mjekësor

Në vendngjarje policia ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e cila dyshohet të jetë e revoles TT.

Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa ende nuk ka të arrestuar.