Gjykimi per vjedhje grabitqare ne tentetive ndaj Sokol Jetullahu - 11.12.2018 - foto KALLXO

Tentim-vjedhja grabitqare në Bardhosh të Prishtinës, i akuzuari deklarohet rreth fajësisë

Sokol Jetullahu, i akuzuar për vjedhje grabitqare në tentativë ka dalë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku u mbajt shqyrtimi fillestar ndaj të tij.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë Jetullahu akuzohet për veprën penale ‘vjedhje grabitqare dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Gjykata në shqyrtimin e sotëm pyeti të akuzuarin se a ndjehet fajtor për veprën e kryere dhe se a e pranon fajësinë.

I akuzuari në përgjigjen e dhënë deklaroi se nuk ndihet fajtorë. Dhe se nuk e pranon veprën penale e cila i vihet në barrë.

“Absolutisht jam i pa fajshëm”, u deklaruar i akuzuari.

Mbrojtësi i të akuzuarit avokat Ali Ajeti, ka propozuar që të akuzuarit t`i ndërpritet masa e paraburgimit, me arsyetimin se kanë pushuar të gjitha kushtet ligjore për vazhdimin e kësaj mase.

Prokurorja e shtetit Javorka Prlinçeviq deklaroi se e kundërshton në tërësi propozimin e mbrojtësit të të akuzuarit Sokol Jetullahu, duke propozuar që masa e paraburgimit ndaj të njëjtit të vazhdohet deri në kryerjen e shqyrtimit kryesor në ketë çështje penale.

Gjykata pas shqyrtimit dhe analizimit të propozimit të mbrojtësit të akuzuarit dhe prokurorit të shtetit lidhur me ndërprerjen e masës se paraburgimit ndaj të akuzuarit Sokol Jetullahu, mori aktvendimi  me të cilin e refuzoj  propozimin e mbrojtësit të të akuzuarit dhe aprovoi propozimin e prokurores, duke e lënë në fuqi vendimin e fundit mbi vazhdimin e masës së paraburgimit.

Gjykatësi Vesel Ismajli, seancën e radhës e caktoi më datën 15 janar.

Sipas aktakuzës me datën 29.08.2018, rreth orës 01:00 në fshatin Bardhosh, Komuna e Prishtinës, i pandehuri Sokol Jetullahu me qëllim të kryerjes së vjedhjes bashkë me dy persona të panjohur, nga ana e të dëmtuarës Ilmije Hasani është zënë në tentim të kryerjes së vepër penale.

“Bashkë me bashkëkryerësit e tij i kanë rënë ziles në derën e të dëmtuarës Ilmije Hasani, dhe kur e ka hapur derën e dëmtuara ka parë  tre persona me ç ‘rast i pandehuri Sokol Jetullahu ka përdorur sprej lotsjellës, duke e spërkatur të dëmtuan në fytyrë e më shumti në pjesën e hundës dhe gojës. Kurse e dëmtuara e ka mbyllur menjëherë derën e hyrjes së shtëpisë dhe në këtë mënyrë ka penguar të pandehurin që të hyjë në shtëpi e pas kësaj ka dëgjuar 3-4 të shtëna nga më shumë armë të zjarrit dhe në vendim e ngjarjes është gjetur një gëzhojë pa mbishkrim dhe pa numër të bazës”, thuhet në aktakuzë.