Foto: Ramë Lahaj/Facebook

Tenori Ramë Lahaj bëhet me pasaportë diplomatike kosovare

Tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj, ka njoftuar se sot ka pranuar pasaportën diplomatike kosovare.

“Sot kisha nderin dhe privilegjin të pranoja pasaportën diplomatike kosovare dhe që nga sot e tutje edhe zyrtarisht jam Ambasador global i Kulturës së Kosovës”, ka shkruar Lahaj në Facebook.

Ai ka falënderuar kryeministrin Haradinaj dhe ka premtuar se do ta promovojë dhe përfaqësojë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme.