Mungon i Akuzuari në Gjykimin për Tender

Në seancën e sotme mungoi Hysni Hoxha, ish-drejtuesi i Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Sahit Bibaj, avokati i Hoxhës tha se i mbrojturi i tij nuk është mirë me shëndet.

Përveç Hoxhës në këtë proces gjyqësor akuzohen edhe drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj dhe kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku.

Të akuzuar janë edhe ish-drejtori i prokurimit Driton Pruthi, Esat Tahiri, Milazim Lushtaku e Azem Duraku.

Gjuka, Hoxha e ish-drejtori i prokurimit Driton Pruthi akuzohen për keqpërdorim të pozitës ose autorizimit zyrtar, ndërsa kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, akuzohet për shtytje në keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Azem Duraku akuzohet për shtytje në keqpërdorim, ndërsa Esat Tahiri dhe Milazim Lushtaku për mashtrim.

Të shtatët akuzohen për tenderin milionësh të sigurimit fizik të objekteve të Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës.

Vlera e tenderit të sigurimit fizik për të cilin akuzohen këta shtatë persona ishte rreth 6 milionë euro. [interaction id=”56e2868c251215382ebef6cf”]