Tenderët e Parë për Zgjedhje

KQZ ka publikuar njoftimet për dhënie të kontratës për furnizimin me tonerë dhe për shtypjen e listave përfundimtare të votuesve dhe listave komunale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Për shkak të kohës së shkurtër deri në zgjedhjet e 11 qershorit, KQZ-ja është e obliguar që të aplikojë procedura të përshpejtuara dhe pa publikim të njoftimit për dhënie të kontratës.

Për furnizim me tonerë, tenderin e ka fituar kompania “ALBUS”.

Njoftimi është publikuar sot dhe po sot është planifikuar të nënshkruhet kontrata me këtë operator ekonomik. Kjo do t’i kushtojë KQZ-së 6 mijë e 345 euro.

Fakti që nënshkrimi i kontratës është bërë menjëherë ia pamundëson operatorëve të tjerë të marrinë pjesë në një proces tenderues apo të ankohen me qëllim të ritenderimit të këtij procesi të prokurimit.

Përveç kësaj Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka publikuar edhe njoftimin për dhënie të kontratës për shtypjen e listave përfundimtare të votuesve dhe listave komunale.

Kjo kontratë është në vlerë prej 54 mijë e 518 euro. Kompania që ka fituar tenderin është Sh.P.K. “Dukagjini”.

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e KQZ-së për ndarjen e afro 5 milionë eurove për t’i përgatitur zgjedhjet e 11 qershorit.

http://kallxo.com/4-milione-euro-per-zgjedhjet-e-parakohshme/

KALLXO.com ka bërë krahasimin e buxhetit të KQZ-së për këto zgjedhje dhe zgjedhjet e vitit 2014.

http://kallxo.com/qershoret-e-shpenzimeve-milioneshe-per-zgjedhje/