Foto: Atdhe Mulla

Temperaturat nesër nga minus 10 deri në 7 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin në mes të -10 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

“Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe re të shpërndara, të cilat re do ti takojnë nivelit të lartë dhe të mesëm të troposferës. Në ultësira do të ketë mjegull, ndërsa ngricat mbesin prezent në orët e hershme të ditës dhe gjatë natës. Si pasojë e kësaj gjendje anticiklonike nuk do të ketë qarkullim të mjaftueshëm të masave të ajrit që nënkupton se cilësia e ajrit do të shënoj vlera në kufijtë e pashëndetshëm”, thuhet në njoftim.

Instituti parashikon se për shkak të sasisë së lartë të reshjeve të dëborës që ranë ditëve të fundit në Dukagjin, temperaturat minimale atje do të jenë më të ulëta, krahasuar me vendet tjera të rrafshit të Kosovës.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet -10 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

Do të fryj erë nga drejtimi i jugut dhe juglindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHKM-së./21Media