Teatri ‘Bekim Fehmiu’ me premierë të re

Teatri i Qytetit të Prizrenit, “Bekim Fehmiu” do të shfaqë të enjten, më 13 qershor 2019, në ora 20:00,  premierën e radhës “Leonse & Lena” me regji të austriakut Andreas Pronegg.

Lajmi për premierën është bërë i ditur nga menaxhmenti i Teatrin “Beik Fehmiu” përmes një postimi në rrjetin social Facebook..

Sipas këtij njoftimi Shfaqja “Leonse & Lena” e shkruar nga gjermani George Büchner me regji të Andreas Pronegg, inskenohet për herë të parë në Kosove inskenohet nga trupa e Teatrit “Bekim Fehmiu”.

Shfaqja do të ketë edhe dy reprizat radhazi pas premierës në teatrin “Bekim Fehmiu” më 14 dhe 15 qershor 2019, po në ora 20:00.

Në shfaqje luajnë: Hajat Toçilla, Alban Krasniqi, Alban Çela, Edona Sopaj, Alban Morina, Liridona Shehu, Zanë Duraku dhe Rifat Smani.