Arben Gashi (LDK). Foto: Kallxo.com

Të Veçantat e Zgjedhjeve 2017, Sipas AAK, LVV e LDK

Teuta Haxhiu, që po raportohet se është deputetja më e votuar në këto zgjedhje nga radhët e Aleancës e Ardhmërisë së Kosovës, tha se edhe pse i mungonte mbështetja financiare këto zgjedhje kanë treguar se gratë të mos shihen si dekor apo objekt bukurie.

Ajo përmendi tri karakteristikat e kësaj kohe të zgjedhjeve.

“E para qytetarët më kanë përkrahur, një gjë tjetër është nuk kam pasur financa, mos të them të mjaftueshme por nuk më janë dashtë. Sinqerisht për të gjithë ata që më njohin nuk kam pasur buxhet. Nuk ke pasur asnjë poster timin as në këto zgjedhje as herën e kaluar, dhe kjo nuk do me thanë që njerëzit të shohin si dekor. Mbi të gjitha ajo që më ka bërë të ndihem shumë e fortë që po ec tutje ka qenë angazhimi dhe kontaktet me njerëz”, tha ajo.

Mytaher Haskuka nga  Lëvizja Vetëvendosje, tha se edhe pse sistemi i KQZ ka pasur shumë pengesa kjo nuk ka lejuar që qytetarët e Diasporës të votojnë.

“Në këto zgjedhje gjëja më pozitivë që ka ndodhë është pjesëmarrja e Diasporës. Diaspora edhe me numrin e regjistrimeve edhe përkundër pengesave që ka pasur sistemi i KQZ, ku ky sistem shumicën e kohës nuk ka punuar. Çështja kyçe ka qenë diaspora, e dyta ka qenë një kohë e shkurtër për shpalosjen e programeve por brenda kësaj kohe ka arritur që të organizoj shumë tubime me qytetarë, e treta çështja e ramazanit, sidomos në Prizren fushatën e kemi pasur mbas iftarit deri në syfyr”, tha Hasakuka.

E Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, si një ndër karakteristikat theksoi votat e pavlefshme të qytetarëve.

“Dinamika shumë e lartë e cila është bërë për shkak të kohës së shkurtër, elementi i dytë është ndarja në blloqe të politikës, blloku i LDK me të vet blloku i PDK me të vet dhe Vetëvendosja vet, e treta refuzimi estetik që i ka bërë një pjesë e konsiderueshme e popullit kosovar partive politike dhe blloqeve duke bërë vota të pavlefshme”, tha Gashi.

Emisionin “Jeta në Kosovë” mund ta ndiqni linkun më poshtë: