Rruga "Fehmi Lladrovci" në Prishtinë - Foto: Facebook

Të Shtunën Sanohet Rruga 'Fehmi Lladrovci' në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se të shtunën fillon sanimi i rrugës ‘Fehmi Lladrovci’ prej “Rrethit të Flamurit” e deri te rrethi i Spitalit.

“Do të mbyllet rruga njëherë ne njërin drejtim e pastaj edhe në drejtimin tjetër kur të përfundon asfaltimi i njërës anë”, ka treguar Ahmeti.

Disa ditë më herët KALLXO.com ka shkruar për gropat që janë hapur nëpër rrugët e Prishtinës e të cilat sipas Komunës do të mbyllen deri në muajin qershor.

“Sipas atij plani, si dhe kontratës për sanime që kemi, presim që deri në qershor të këtij viti të mbyllen të gjitha gropat brenda qytetit të Prishtinës”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Prishtinës.

http://kallxo.com/gropat-ne-prishtine-nuk-mbulohen-deri-ne-qershor/