Të Shtunën, Ekspozitë e Artistëve Italianë e Kosovarë

Në Kosovo Art Academy ne Prishtinë, nesër do të hapet një ekspozitë e artistëve italianë dhe kosovarë.

Në një konferencë për media një ditë para hapjes së ekspozitës u u inaugurua edhe institucioni arsimor i artit Kosovo Art Academy.

Roberto Dolzanelli, presidenti i KAA-LABA, tha se kjo ekspozitë është shumë e rëndësishme për Kosovën.

Dolzanelli tha se kanë vendosur ta titullojnë ekspozitën “Nën të njëjtin qiell”, pasi me këtë shpresojnë që kjo do të ndihmojë që të tejkalohen dallimet dhe vështirësitë që kalojnë të gjithë popujt.

Ndërsa, kuratori i ekspozitës, Alberto Mattia Martini, bëri të ditur qëllimin e ekspozitës.

Shaban Bujupaj, drejtor i Akademisë tha se Kosovo Art Academy është themeluar në bashkëpunim me akademinë Laba, dhe se beson që kjo akademi është shumë e rëndësishme për Kosovën.

Dizajneri Rrezart Galica, tha se kjo akademi është një dritare e re për brezat e rinj dhe është një mundësi që artin e tyre ta plasojnë edhe në Evropë.

Ekspozita hapet të shtunën në orën 18:00.