Foto: TWITTER/@ERINJEANC/VIA REUTERS/BBC

Të Shtënat në Selinë e Youtube, Vdes e Sulmuesja e Dyshuar

E plotësuar, 23:53

CNN raporton se gruaja e dyshuar se ka shtënë në selinë e YouTube ka vdekur ndërsa katër të tjerë janë plagosur gjatë incidentit të armatosur në këtë kompani.

Policia raporton se e dyshuara është gjetur e vdekur. Ajo ka pasur një plagë të vetëshkaktuar.

Të Shtëna në Selinë e YouTube në Kaliforni

Policia në Kaliforninë e Veriut tha se i është përgjigjur një incidenti në të cilin është përfshirë një person i cili ka shtënë me armë në selinë e YouTube, raporton BBC.

Është raportuar për të shtëna në kampusin ekompanisë në San Bruno, në jug të San Franciscos.

Autoambulancat janë në vend të ngjarjes dhe autoritetet kanë paralajmëruar publikun që të qëndrojnë jashtë zonës.

Google, e cila është pronare e YouTube, tha se është duke hetuar për një “incident të mundshëm me të shtëna”.

BBC raporton duke cituar burime të pakonfirmuara se personi që ka gjuajtur me armë është një grua.

Spitali Zuckerberg në San Francisco tha se është duke trajtuar pacientët nga ky incident por nuk janë dhënë detaje për gjendjen e tyre shëndetësore.