Ilustrim

Të shtëna në aheng familjar, dy të arrestuar më rajonin e Prizrenit

Dy persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit për gjuajte me armë zjarri në aheng familjar.

Rasti i parë është raportuar në Prizren ku një person është arrestuar pas mesnate për të shtëna me armë zjarri në aheng familjar.

Policia ka njoftuar se pasi ka pranuar informacionka arritur të identifikojë të dyshuarin për këtë rast.

Sipas njoftimit, nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa rasti i dytë është raportuar në Suharekë, mbrëmë rreth orës 22:00, ku policia ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri.

Policia në vendin e ngjarjes ku ishte duke u zhvilluar ahengu familjar ka identifikuar të dyshuarin i cili kishte shtënë me armë dhe nga i njëjti është sekuestruar një pistoletë, një karikator dhe katër gëzhoja.

Me vendim të prokurorit kujdestar, rasti shkon në procedurë të rregullt.