Ilustrim

Të shtëna me armë në Rahovec

Në fshatin Celinë të Komunës së Rahovecit, Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi ka shtënë me armë zjarri.

Nga i dyshuari është konfiskuar një revole Retay Eagle 9mm. me 14 fishekë, një automatik AK-47 dhe 6 gëzhoja.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 11.