Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një 27-vjeçar

Një person është plagosur sot pasdite në Prishtinë.

Policia e ka konfirmuar rastin për KALLXO.com.

Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj, tha se rreth orës 15:30 kanë pranuar informatën se në rrugën “Ali Kelmendi”, në Prishtine, ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet policore dhe kanë hasur në një person të gjinisë mashkullore D.K., 27 vjeçar, i cili ishte i plagosur nga arma e zjarrit”, tha zëdhënësja për KALLXO.com.

Personi është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Hetuesit policorë janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin si dhe identifikimin e personave të dyshuar”, tha Florie Ahmeti-Haziraj.