Ilustrim Policia në vendin e ngjarjes - Foto: KALLXO.com

Të shtëna me armë në Kçiq të Mitrovicës

Një burrë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi, siç raporton Policia, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Vrasja në tentativë ka ndodhur dje në fshatin Kçiq i madh, në Mitrovicë rreth orës 20:30.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia njofton se lidhur me incidentin shkaqet janë ende të panjohura.