Foto-ilustrim | Foto: KALLXO.com

Të shtëna me armë ndaj policit Avni Berisha- ‘Tarkani’

Sonte rreth orës 20, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri ndaj një zyrtari policor gjatë kohës sa ai ishte jashtë detyrës zyrtare.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, konfirmoi për KALLXO.com se incidenti ka ndodhur në rugën ‘Vicianum’ në Prishtinë dhe se nuk ka të lënduar nga këto të shtëna.

Burime të KALLXO.com kanë thënë se cak i të shtënave ka qenë polici Avni Berisha, i njohur me nofkën ‘Tarkani’ i cili në fund të vitit të kaluar ka qenë i përfshirë në një përleshje në Prishtinë me ish- drejtorin e Telekomit, Agron Mustafa.