Foto: Ilustrim

Të Shtëna me Kallashnikov në Dasmë

Policia Regjionale e Prizrenit njoftoi se ditën e diel kishte pasur të shtëna me armë zjarri në një dasmë në Has të Prizrenit.

“Rreth orës 14:25, në fshatin Kushnin të Hasit, i dyshuar I. T. ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm pasi kishte shtënë nga kallashnikovi disa here në një aheng familjar”, njoftoi rreshteri Vesel Gashi.

Sipas Gashit, i dyshuari vullnetarisht e ka dorëzuar armën e zjarrit ndërsa krim teknikët kanë sekuestruar  armën  e llojit AK-47 dhe disa  gëzhoja si provë materiale.

I dyshuari me veprimet dyshohet për kryerje të veprës penale të armëmbajtjes pa leje dhe të veprës penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm.

“Pas intervistës, në konsultim me Prokurorin e shtetit  i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, tha Gashi.