Ilustrim

Të shtëna armësh në Ranilluk

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një qytetar  ka njoftuar se ka dëgjuar të shtëna armësh në një fshat të Komunës së Ranillukut.

Ankuesi ka lajmëruar Policinë e Kosovës duke thënë se ka dëgjuar të shtëna armësh në fshatin Ropotov.

Sipas raportit të Policisë, nuk ka asnjë të lënduar e të arrestuar nga ky rast.

Tutje, Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.