Foto-ilustrim

Të Shtëna Armësh në Pejë

Një incident ku ka pasur gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak çastesh në qytetin e Pejës.

Incidentin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj.

Sipas Ibrajt, njësitë e Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe edhe në këto momente janë duke i kryer hetimet e nevojshme.

Në lidhje me këtë incident, forcat e rendit kanë arrestuar tre persona.

Ngjarja ka ndodhur në një rrugë që çon në drejtim të rrugës “Mbretëresha Teutë“.

Policia thotë se dalë me informacione të detajuara për rastin pasi të kompletojë të dhënat. [interaction id=”56c4a6cdee2dfdd360514554″]