Nga zgjedhjet Foto: Atdhe Mulla

Do të Rinumërohen Votat e Dy Partive në 23 Vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sipas burimeve të KALLXO.com brenda këtij institucioni ka urdhëruar Qendrën e Numërimit të Votave për rinumërim të votave të dy partive në 23 vendvotime.

Vendimin për rinumërim e mori Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pas ankesave të subjekteve

Burime të KALLXO.com brenda KQZ-së kanë thënë se kjo e fundit ka udhëzuar Qendrën e Numërimit të votave që të nisin rinumërimin e 23 vendvotimeve pas ankesave të dy subjekteve politike- Kosovaki Nevi Romani Partia dhe Partia Rome e Bashkuar e Kosovës.

“PZAP ka marrë një vendim për rinumërim të fletëvotimeve të subjekteve politike Kosovaki Nevi Romani Partia dhe Partia Rome e Bashkuar e Kosovës në 23 vendvotime. Menjëherë pas kësaj KQZ-ja ka udhëzuar QNR-në për të filluar me rinumërimin e tyre që pritet të bëhet brenda pak orësh”, ka thënë ky burim për KALLXO.com.

Më pas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve doli edhe me një komunikatë rreth këtij vendimi.

Sipas KQZ-së, 12 nga vendvotimet ku do të rinumërohen votat e dy subjekteve janë në Fushë-Kosovë, ndërsa 11 prej tyre në Suharekë.

QNR-ja më herët kishte rinumëruar edhe 117 kuti votimi me ç’rast kishte pasur ndryshime në listën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

http://kallxo.com/rinumerimi-votave-e-le-ministrin-jashte-kuvendit/

Sot Gjykata Supreme në një komunikatë njoftoi se ka pranuar si të bazuara dy ankesa për zgjedhjet, ndërsa ka refuzuar tri.

Njëra nga ankesat e pranuara ishte ajo e Jollxhi Shalës nga subjekti politik Kosovaki Nevi Romani Partia (KNRP).

http://kallxo.com/supremja-pranon-dy-dhe-hedh-tri-ankesa-per-zgjedhjet/