Logo e Universitetit të Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Të premten shënohet 49 vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” për të shënuar 49 vjetorin e themelimit të tij, ka organizuar aktivitete të ndryshme me datën 15 shkurt të këtij viti.

Në orën 09:30 pritet të hapet Konferenca e Rektorëve të universiteteve publike nga rektori i UP-së Marjan Dema, ku edhe do të bëhet nënshkrimi i deklaratës.

Ndërkohë manifestimi qendror për 49 vjetorin e themelimit të UP-së, pritet të mbahet në Bibliotekën Qendrore Universitare që nga ora 12:00, pjesë e të cilës do të jenë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli si dhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.