Të Panjohurat e Hetimeve të Nivelit të Lartë të Maria Bamieh

Bamieh, në intervistë me Jeta Xharrën, për herë të parë foli për rastet e dyshimta të privatizimit kur i hetonte në kohën kur udhëhiqte njësitin e hetimeve financiare në EULEX.

Pse ka qëndruar dosja e privatizimit të Fabrikës së Amortizatorëve dy vjet në sirtarin e Prokurorisë Speciale pa u ndërrmarrë kurrfarë masash? Deri ku kanë shkuar rastet e Bamieh kundër AKP-së? Çka u bë me hetimin e saj për përpjekjet e dy ish- ministrave për t’i dhuruar tokë publike një universiteti privat? A ka të drejtë Bamieh të dyshojë sot se ajo është përjashtuar nga EULEX-i  për shkak të hetimeve të privatizimit që kishte filluar t’i zhvillojë?

Çka thotë Bamieh për kritikat e Andrea Kapussellës që ajo nuk ishte e gatshme të ngritë hetime kundër niveleve të larta të qeverisë por vetëm ndaj zyrtarëve të ulët?

Gjithashtu në emision u dhanë edhe përgjigjet e ish kreut të Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesco Florit dhe vetë EULEX-it në akuzat e reja të prokurores së rebeluar.

Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetohet çdo të enjte nga ora 20:20 dhe repriza të nesërmen në mesditë.