Foto: REL/AFP
Të Paktën dy Palestinezë të Vdekur nga Shpërthimi në Rripin e Gazës
14.4.2018 - 16:07
Një shpërthim në jug të Rripit të Gazës ka vrarë të paktën dy palestinezë të shtunën, ka njoftuar ministria lokale e Shëndetësisë, raporton Reuters.
Mjekët në këtë zonë kanë thënë se tre persona kanë vdekur, mirëpo zyrtarët kanë konfirmuar vetëm dy persona.
Banorët kanë thënë se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një sulmi izraelit.
Një zëdhënëse e ushtrisë izraelite nuk ka pranuar të kometojë për incidentin.