Hekurudha - Foto: Rtv21

Të Paktën 50 të Lënduar në një Aksident Hekurudhor në Gjermani

Të paktën 50 persona janë plagosur sot në mbrëmje pas përplasjes së dy trenave pranë Dyseldorfit, në perëndim të Gjermanisë, njoftoi policia federale.

“Aksidenti ndodhi rreth orës lokale 19:30, kur një tren pasagjerësh është përplasur me një tren mallrash pranë stacionit të Meerbusch, në shtetin rajonal të Rhenanies”, njofton “Deutsche Bahn”, kompania kombëtare e hekurudhave.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.

Treni i pasagjerëve i përkiste kompanisë “National express”, krijuar kur “Deutsche Bahn” privatizoi disa linja rajonale këto vitet e fundit. /21Media