Photo: Phil Kolo/The Guardian

Të paktën 15 gra dhe fëmijë janë vrarë në masakrën fisnore në Papua Guinea e Re

Të paktën 15 gra dhe fëmijë janë vrarë në një masakër në provincën Hela të Papua Guinesë së Re, në një nga shpërthimet më të këqija të dhunës fisnore në vend ndër vite, raporton The Guardian.

Vrasjet ndodhën të hënën herët në mëngjes gjatë një bastisjeje në Karida, një fshat me rreth 800 banorë në brendësi të vendit.

Filip Pimua, oficeri përgjegjës i qendrës shëndetësore të Karidës, që ishte në fshat në kohën e sulmit, tha për Guardian se kishte 16 viktima – tetë fëmijë të moshës nga një deri në 15 vjet dhe tetë gra, dy prej të cilëve ishin shtatzënë.

RNZ raporton se janë 15 viktima – 10 gra dhe pesë fëmijë – duke përmendur zëdhënësin e policisë Tari Thomas Levongo i cili kishte ekzaminuar skenën e krimit në Karida. Levongo ishte i pqasshëm për komente.

Pimua tha se sulmi ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit të së hënës, kur njerëzit janë vrarë pasi kanë hapur dyert për sulmuesit.

Papua Guinea e Re, është shtet që ndodhet në Oqeani.