Radari i Aeroportit "Adem Jashari" - Foto: KALLXO.com

Të miturit i vjedhin dritat e Aeroportit të Gjakovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë vjedhur dritat e ndriçimit të Aeroportit të Gjakovës.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Lug Bunar të Gjakovës, ditën e djeshme, rreth orës 16:00.

“Ankuesi ka njoftuar policinë se disa persona të panjohur janë duke vjedhur disa drita të ndriçimit të Aeroportit të Gjakovës. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka takuar gjashtë persona të mitur”, njofton policia.

Sipas PK-së, të njëjtit janë intervistuar në prani të prindit dhe avokatit dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.