Të mërkurën në Romë hapet ekspozita ‘Coesistenza’ e Majlinda Kelmendi

Këtë të mërkurë, më 16 janar 2019,  piktorja Majlinda Kelmendi do të hapë ekspozitën e saj personale  “Coesistenza” në Romë të Italisë.

Ekspozita do të hapet në Muzeun e Laboratorit të Artit Bashkëkohor (MLAC) në Universitetin Sapienza, duke filluar nga ora 17:00, ndërsa në këtë ekspozitë do të prezantohen punimet më të reja të Kelmendit të krijuara në dy vjetët e fundit.

Përmes llogarisë së saj në Fejsbuk, krijuesja Kelmendi bënë të ditur se përveç saj, në hapje të ekspozitës  do të marrin pjesë edhe presidenti i fondacionit Sapienza në Romë Antonello Folco Biagini, si dhe drejtori i MLAC-ut, Claudio Zambianchi.

Në Sapienza Kelmendi prezantohet edhe si pedagoge e degës së artit konceptual dhe medieve të reja në fakultetin e arteve.

Majlinda Kelmendi që nga viti 2000 është profesoreshë në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Arteve, departamenti i artit konceptual dhe medieve të reja.