‘Të martuarit e lumtur’ jepet sot në ‘Dodona’

Teatri i Qytetit të Prishtinës, “Dodona” shfaq sot në mbrëmje, në ora 21:00, reprizën e shfaqjes ‘Të martuarit e lumtur’, me regji të Zana Duraku.

Kjo shfaqjes e shkruar nga Pashtrik Brahaj dhe Zana Duraku, flet për telashet e një qift, një mjek dhe ndihmësemjeke, gjatë komplikimit të një aborti selektiv nga një grua, në klinikën e tyre private.

Në grua viktimë e mentalitetit provincial e cila pas tri vajzave që i ka sjell në jetë, detyrohet nga familjarët e saj të abortojë disa herë, me që  zbulohet se ajo do të mund të lind vajza, me që ata duan një djalë.

Në shfaqje luajnë:  Rabije Kryeziu, Armend Ballazhi, Njomza Tmava, Mirgita Lushtaku, Rita Mustafa dhe Jora Dajçi.

Shfaqja ‘Të martuarit e lumtur’ do të shfaqet edhe nesër në “Dodonë” në ora 21:00.