Të Kthjellët Batllava e Badovci

“Deri më tani nuk ka turbullim të ujit, ndërsa nëse ka në të ardhmen ne do të ulim kapacitetin e prodhimit në mënyrë që të ruajmë cilësinë,” tha Mjeku.

Prishtina dhe komunat rreth saj furnizohen me ujë nga liqenet e Batllavës dhe Badovcit, ndërsa sipas Mjekut, prurjet nga reshjet e ditëve të fundit vazhdojnë të sjellin më shumë ujë në liqene.

Për shkak të këtyre prurjeve niveli në Liqenin e Badovcit është rritur për 60 centimetra, ndërsa në atë të  Batllavës për një metër.

Zëdhënësja e ujësjellësit tregoi se uji nuk është rritur në atë masë sa të hapen portat shkarkuese të liqeneve. Ajo tha se hapja e portave nuk pritet të ndodhë as ditëve të ardhshme.

Vitin e kaluar ujësjellësi kishte hapur portat e Badovcit.

http://kallxo.com/badovci-hap-portat-shkarkuese/