Të Hënën Shpallet Konkursi për Rektor

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, sekretari i përgjithshëm i universitetit Esat Kelmendi.

Sipas Kelmendit sot është mbajtur mbledhja e Këshillit Drejtues të UP-së në të cilën është marrë vendim për rishpalljen e konkursit për rektor, pas dështimit të zgjedhjes së tij më 4 mars.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 28 mars, ndërsa intervistimi i kandidatëve do të bëhet me datën 31 mars.

Zgjedhja e rektorit të ri do të shënojë përfundimin e zgjedhjeve të përgjithshme në UP që filluan me zgjedhjet studentore dhe vazhduan me ato për dekanë dhe anëtarë të Këshillit Drejtues.

KALLXO.com shkroi për dështimin e zgjedhjes së rektorit.

http://kallxo.com/deshton-zgjedhja-e-rektorit-te-up-se/