Kompandanti i shqiptarëve në ISIS, RIdvan Haqifi, kërcënoi Ballkanin me sulme terroriste | Foto nga video e ISIS

Te e Pamja për Ridvan Haqifin, të Vrarin në Siri

Pasi familja e Ridvan Haqifit ka hapur të pame për vrasjen e tij në Siri, KALLXO.com nuk mundi të flasë me anëtarë të saj, ngase ata kanë vendosur të mos deklarohen për medie.

Ekipi i KALLXO.com qëndroi në Gjilan në pjesën periferike të qytetit që e lidh atë me Fshatin Livoç të Poshtëm, ku ndodhet shtëpia e Haqifit, njërit prej komandantëve të ISIS-it, por asnjëri nga ata që shprehnin ngushëllimet, ose i prisnin ato, nuk deshi të flasë.

Familjarë të Haqifit sugjeruan se informatat për atë që njihej në ISIS si komandant “Abu Muqatil Al Kosovi” të merren në Policinë e Kosovës.

Ridvan Haqifi u bë i njohur në Kosovë pas shpërndarjes së një videoje ku kërcënon ata që sipas tij e kanë poshtëruar fenë myslimane.

Në po atë video, ai kishte paralajmëruar për një rrezik që do ta kanoste pothuajse gjithë Gadishullin e Ballkanit.

Haqifi ishte i akuzuar për rekrutim në terrorizëm, por pasi kishte pranuar fajësinë i ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak në shtator 2015.

Atëherë policia në Gjilan e kishte njoftuar gjykatën se Haqifi ishte larguar në drejtim të panjohur.

Dështimi i Drejtësisë Kosovare në Arratisjen e të Akuzuarve për Terrorizëm