
Të Dielën Kthehen Reshjet
Meteorologët për sot parashohin mot pjesërisht të vranët me temperatura që do të lëvizin në mes 6 e 20 gradë Celsius.
Nesër, pritet që gjendja të ndryshojë ca, në mëngjes pritën vranësira të cilat mund të sjellin edhe riga shiu e mandej do të kemi ca çaste me diell, kurse pas mesdites, sërish priten vranësira dhe rrebeshe lokale shiu që mund të përcillen edhe me bubullimë.
Temperaturat do të shënojnë rënie ato do të sillen në mes 3 e 12 gradë Celsius, shkruan rtv21.tv.
Sa i përket javës së ardhshme, meteorologët parashohin se do të kemi mot të ndryshem: me vranësira, reshje lokale shiu, por edhe me çaste me diell.
Temperaturat me mëngjesit do të sillen në mes 3 e 7 gradë Celsius, kurse maksimalja ditore do të arrijë deri në 20 gradë Celsius./21Media