Foto: Ilustrim
Të Dehurit Sulmojnë Policët në Dy Raste të Ndara
Dy raste të sulmit ndaj policëve nga persona të dehur janë regjistruar gjatë ditës së djeshme.
Sulmi i parë ka ndodhur në rr. ”Ibrahim Rugova”, në Rahovec, dje rreth orës 01:20.
Sipas Policisë janë arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit dhe duke mos i respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë i kanë kanosur dhe fyer verbalisht si dhe kanë tentuar t’i sulmojnë zyrtarët policorë.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Rasti nga Policia po trajtohet si sulm ndaj personit zyrtar.
Rasti tjetër, që po trajtohet si lëndim i lehtë, është regjistruar në rr. “Ivo Lola Ribar”, në Mitrovicë, dje rreth orës 14:00.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që të njëjtit në gjendje të dehur kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Serb-zyrtar policor (jashtë detyre) i cili ishte së bashku edhe me viktimën tjetër mashkull K/Shqiptar, dhe të njëjtit kanë pësuar lëndime të lehta”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Viktimat pas tretmanit mjekësor janë intervistuar dhe liruar ndërsa edhe të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë liruar për t’u intervistuar më vonë. Rasti është duke u hetuar.