Foto: Ilustrim

Të Dehurit që Sulmon i Gjendet edhe Drogë

Në raportin e përditshëm policia njofton se arrestoi një person për shkak të dfyshimit se nën ndikimin e alkoolit sulmoi dy gra.

Gjatë kontrollit të të arrestuarit policia gjeti te ai edhe një sasi marijuane.

Të dyshuarit për sulm dhe posedim droge me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor, ndërsa policia rastin e ka regjistruar si posedim narkotikësh dhe dhunë familjare.

KALLXO.com ka shkruar edhe më parë për rastet që lidhen me narkotikët. Këto shkrime mund t’i lexoni këtu.