Festa e shqiptarëve në burgun e Anglisë

Të Burgosurit Shqiptarë në Angli Nxisin Reagime me Festimet për Krishtlindje

Disa fotografi të të burgosurve shqiptarë duke festuar Krishtlindjet në një burg anglez kanë shkaktuar pakënaqësi dhe trazira- si dhe bezdi për djathtistët në Mbretërinë e Bashkuar të cilët vazhdimisht ankohen që burgjet britanike janë shumë “luksoze” dhe plot të huaj.

Disa fotografi të bëra me një kamerë të kontrabanduar, tregojnë se si disa djem të rinj shqiptarë, që janë të burgosur në burgun “Guys Marsh” në Shftesbury, në rrethinën Dorset, në perëndim të Anglisë, po shijonin një darkë, duke buzëqeshur dhe duke përshëndetur duke thënë “të gjithë shqiptarëve Gëzuar Krishtlindjen nga burgu në Angli”.

Ata poashtu shihen duke bërë shqiponjën me duar- e cila është një shenjë krenarie për etninë e tyre shqiptare.

Këto fotografi u bënë lajm për shumë faqe të gazetave angleze të cilat ose nuk komentuan, ose reaguan zemërbutë ndaj shqiptarëve me gjestet e tyre “me shqiponja”.

Disa gazeta djathtiste reaguan ashpër, mirëpo, duke parë sjelljen e këndshme të të burgosurve me bezdi.

Gazeta me qarkullim të madh “Sun” e quajti skandal, dhe të zemëruar thanë që publikimi i këtyre fotografive, të gjithë djem të rinj e muskulozë kanë qenë të “bombarduar” me mesazhe nga femra të reja të cilat kërkuan të bëheshin të dashurat e tyre.

“Ne nuk po kërkojmë famë, ne nuk kërkuam të dashura, as nuk kërkuam asgjë tjetër. Ne vetëm deshëm të dërgojmë urimet tona,” kështu citoi gazeta “Sun” njërin nga të burgosurit duke iu përgjigjur kështu edhe kërkesave romantike- edhe skandalit për urimin e tyre për Vitin e Ri.