Të Arrestuarit Sillen në Gjykatë

Personat e arrestuar gjatë aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it janë sjellë në gjykatë.

Ata pritet që së shpejti të dalin para gjykatësit të procedurës paraprake ku do të paraqitet kërkesa e prokurorit për masën e sigurisë ndaj tyre.

KALLXO.com sjell xhirime dhe fotografi nga momenti i sjelljes së të arrestuarve në Pallatin e Drejtësisë. Në mesin e të shoqëruarve është edhe ish kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka.

Në Pallatin e Drejtësisë ka ardhur edhe prokurori i EULEX-it Danilo Cecarelli i cili prokuror i rastit të pronave.

Të dyshuarit janë arrestuar sot gjatë aksionit të gjerë të policisë në një rast që ka të bëjë me tjetërsim të pronave shoqërore në Veternik dhe Çagllavicë.

Në mesin e të dyshuarve është edhe Azem Syla, deputet i PDK-së dhe ish komandant i UÇK-së.

te arrestuarit 07 te arrestuarit 001 te arrestuarit 002 te arrestuarit 003 te arrestuarit 004 te arrestuarit 005 te arrestuarit 006 te arrestuarit 007