
Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com
Të arrestuarit për fajde e shantazh dalin para gjyqit
Në Gjykatën e Prishtinës pas pak pritet të fillojë seanca dëgjimore ndaj pesë të dyshuarve për kryerjen e veprës penale të fajdeve.
Përmes një aksioni policor, Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme i arrestoi të dyshuarit, ndërsa sot në Gjykatën e Prishtinës pritet të mbahet seanca dëgjimore për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë të dyshuarve.
Në mesin e personave që u arrestua ditën e djeshme është edhe pronari i disa bizneseve në Kosovë, Ismet Osmani i njohur me emrin “Curri”.
https://kallxo.com/imer-beka-konfirmon-arrestimin-e-ismet-osmanit-currit/
KALLXO.com mëson se katër të dyshuarit e tjerë janë Ilir Bojku, Adil Thaqi, Mentor Maqani, e Rrahim Hashimi.
Lidhur me këtë rast të dyshuar janë edhe dy persona të tjerë, të cilët momentalisht janë në arrati.