Aktivistët e VV-së në gjykatë për sulmin në Kuvend | Foto: KALLXO.com

Të Akuzuarit Për Sulmin në Kuvend me Fanella “Drejtësi për Astritin”

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë nisi seanca ndaj Atdhe Arifit, Egzon Halitit, Adea Batushës e Frashër Krasniqit, katër aktivistëve të “Vetëvendosjes” të akuzuar për sulmin në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Seanca u ndërpre në fillim për pak minuta, pasi mungoi njëri nga avokatët e të akuzuarve, por aktualisht ajo ka nisur përsëri.

Të akuzuarit kanë të veshur fanella me mbishkrimin “Drejtësi për Astritin”, pasi pjesë e këtij gjykimi ishte edhe Astrit Dehari, aktivisti i “Vetëvendosjes” që vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor.

Gazetari i KALLXO.com raporton për interesim të madh media për këtë proces, ndërsa në gjykatore ka shumë aktivistë e deputetë të “Vetëvendosjes”.

Shkrimet e KALLXO.com për sulmin në Kuvend  mund t’i lexoni këtu.