Gjykimi i të akuzuarve për pjesëmarrje në "Syrin e Popullit" | Foto: KALLXO.com

Të Akuzuarit e ‘Syrit të Popullit’ Sillen në Gjykatë

Janë sjellë në gjykatë në këto momente të akuzuarit e “Syrit të Popullit”.

Pas pakot pritet të mbahet seanca fillestare e këtij gjykimi.

Seanca fillestare nuk u zhvillua më 29 mars, pasi mungoi Bajrush Konjusha, njëri nga të akuzuarit.

Atë ditë Fehmije Gashi-Byyqi, avokatja e Murat Jasharit kërkoi që i mbrojturi i saj të mos jetë i pranishëm në gjykatore, duke e konsideruar Jasharin të sëmurë dhe të papërgjegjshëm penalisht.

Por kjo kërkesë e avokates u refuzua nga trupi gjykues.

Përveç Murat Jasharit dhe Bajrush Konjushës të akuzuarit tjerë të këtij procesi gjyqësor janë Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Rexhep Topllana, Bajrush Konjusha, Sabit Berisha, Halim Halimi, Bexhet Luzha dhe Lirije Luzha.

Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj tyre më 28 shkurt.

10 të akuzuarit ngarkohen për veprat penale hakmarrje në ndihmë, dhunim, përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe hakmarrje.

Sipas prokurorisë, të akuzuarit planifikonin shkatërrimin e strukturave themelore politike, kushtetuese, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës me sulme dhe me vrasje ndaj personaliteteve më të larta shtetërore duke filluar nga ish-funksionarët e lartë të Kosovës prej vitit 1980 deri në 1991, duke i konsideruar si tradhtarë të vendit, e po ashtu funksionarët nga viti 1999 deri në vitin 2016.

KALLXO.com e kishte siguruar aktakuzën ndaj të akuzuarve si pjesëtarë të “Syrit të Popullit”.

Sipas aktakuzës, organizata kishte grupe guerile, ndërsa kërkonte që Enver Hoxha të njihej si hero.

Murat Jasharit, njërit nga të akuzuarit e këtij grupi i është caktuar trajtimi psikiatrik.

Murat Jashari e Avni Llumnica u arrestuan si të dyshuar për plagosjen e avokatit Azem Vllasi që ishte njëri nga udhëheqësit kosovarë të periudhës komuniste.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi lidhur me këtë rast.