Foto: Qëndron Kastrati/Facebook

Tash e tutje faturat e tatimit në pronë shpërndahen 'derë më derë' në Kamenicë

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se bashkë me përfaqësuesin e Postës së Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje për shpërndarjen e faturave të tatimit mbi pronë.

Tani e tutje të gjithë qytetarëve të Kamenicës do t’u dërgohen faturat deri tek adresa përkatëse.

“Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që të gjithë qytetarëve të Kamenicës t’ua lehtësojmë këtë proces dhe të sigurohemi se këto fatura po shkojnë në destinacionin e duhur”, ka shkruar Kastrati në Facebook.