Takimi Ahmeti- Veliaj | Foto: Facebook

Takohen Kryetarët e Prishtinës dhe Tiranës

Shpend Ahmeti dhe Erion Veliaj janë takuar në Tiranë.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka njoftuar në facebook për këtë takim.

“Në këtë takim të përzemërt u njoftuam me projektet që po realizohen aktualisht në Tiranë, si dhe u zotuam për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy kryeqyteteve”, shkroi Ahmeti.

Shpend Ahmetin në Tiranë e shoqëruan nënkryetari i Komunës së Prishtinës, drejtorët dhe kabineti i tij.

KALLXO.com kishte shkruar për një vizitë të kryetarit të Tiranës Erion Veliaj në Prishtinë në vitin 2016.