Foto: KALLXO.com

Takohen Isa Mustafa e Shpend Ahmeti për ‘rrëzimin e Qeverisë'

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i PSD-së, Shpend Ahmeti kanë zhvilluar një takim mesditën e sotme në kryeqytet.

Takimin ndërmjet tyre e  ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e PSD-së, Natya Kuçi.

“Sot kryetari i PSD-së, z. Shpend Ahmeti, ka takuar kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa. Në këtë takim është biseduar për koordinim të veprimeve dhe strategjisë së opozitës për t`i bërë numrat për të rrëzuar Qeverinë”, ka thënë ajo për KALLXO.com.

Gjithashtu, sipas saj, në këtë takim ka pasur dakordim që në vazhdimësi të mbahen takime koordinuese “deri në hartimin final të një strategjie të përbashkët opozitare”.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ditë më parë kishte njoftuar se do të takojë krerët e partive opozitare, për tu koordinuar lidhur me ushtrimin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Ramush Haradinajt.

‘Bashkërenditja’ e stërzgjatur e opozitës për rrëzimin e Qeverisë