Philip S. Kosnett - Ambasadori i SHBA-se ne Kosove

Takimi për taksën

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj do të takohen sot me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett për të diskutuar rreth kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe.

Ky takim është thirrur nga Veseli, kurse Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se zhvillimet aktuale dhe disa nga veprimet e institucioneve shtetërore janë duke u përcjellë me shqetësim nga qeveria amerikane.

Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj ka ritheksuar se është gabim Kosova ta largojë taksën ndaj Serbisë, pa e njohur kjo e fundit shtetin tonë. Kosova ka vendosur masën 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës më 21 nëntor, ndërsa më 28 dhjetor të vitit 2018, kjo taksë ka hyrë në fuqi edhe për brendet ndërkombëtare që importohen nga këto dy shtete.