Takimi i Parë i Dëshmitarit me Djalin e Gjykatëses së Deçanit

Dëshmitari i tërë kësaj ngjarjeje, Berat Kelmendi tregoi se si u njoh me Fisnik Tolajn, djalin e Kryetares së Gjykatës në Deçan, Safete Tolaj.

“Unë punoj me axhën tim dhe shkojshim nëpër gjyqe. Unë kam qenë në konflikt edhe ma herët. I kam dëgju krejt gjyqet. Djali i kryetares Fisi ulerj afër kryetares. Nja dy herë e kam dhe ka ardh te publiku edhe m’ka thirr të dal jashtë. Kur dola më ka pyet ‘a je i interesum me ta kry këtë punë, mos me zgjat kjo procedurë, ta kryj unë këtë shumë shpejt’. Më ka thanë kjo është nana jem a po e shef, unë shkoj ulna atje edhe nuk më thotë kurgjo”, ka thënë Kelmendi.

Në të tjera detaje, Fisnik Tolaj përmend rrjetin e tij duke i premtuar familjes Kelmendi se ka njerëz edhe në Gjykatën e Apelit të cilët vendosin në favorin e tyre.

Në filmime të tjera shikuesit mund të ndjekin momentin e dorëzimit të parave nga familja Kelmendi te familja Tolaj e po ashtu intervistat me personat e tjerë te të cilët janë bartur pronat të cilat u morën me premtimin për zgjidhjen e lëndëve.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: