Poster i vendosur në qendër të Prishtinës në ditët kur qeveria e Kosovës i vendosi taksë mallrave nga Serbia e Bosnja. Foto: BIRN

Takimi i partnerëve të koalicionit, PDK nuk ndërron qëndrim për pezullimin e taksës

Presidenti Hashim Thaçi dhe partnerët e koalicionit qeveritar, përfshirë kryeministrin Ramush Haradinaj dhe disa nga ministrat e tij, mbrëmjen e së martës morën vëmendjen për një takim që zhvilluan në njërin prej restoranteve të Prishtinës.

Darka e politikanëve kosovarë, ndodhi në ditën kur krerët e shtetit morën një letër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes së cilës janë paralajmëruar edhe sanksione ndaj Kosovës nëse nuk e heq vendimin për taksë 100 përqind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.

Por kryeministri Ramush Haradinaj, pas takimit të mbrëmshëm, duke i kërkuar falje gazetarëve që i kanë lënë të presin gjatë jashtë, tha se e kanë traditë që herë pas here të zhvillojnë takime joformale.

“Sonte ka qenë iniciativa e ministrit Lekaj, që qeveria, institucionet, ishte i ftuar edhe presidenti dhe kryeparlamentari, pra që ta kemi një bisedë joformale, jo zyrtare taman. I kemi biseduar të gjitha temat”, u shpreh Haradinaj, si dhe shtoi që taksa nuk do të hiqet edhe përkundër paralajmërimeve për sanksione nga SHBA-ja.

Në darkën e liderëve, kanë marrë pjesë edhe ministrat e PDK-së, si ai i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, partia e të cilëve ka kërkuar pezullimin e taksës.

KALLXO.com, sot gjatë ditës ka provuar në vazhdimësi që të marr një qëndrim nga Hoxha dhe Ismaili, lidhur me takimin dhe qëndrimin e PDK-së për taksën, por të njëjtin kanë qenë të pa qasshëm.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi duke mos komentuar takimin e mbrëmshëm, tha për KALLXO.com se qëndrimi i tyre për çështjen e taksës, nuk ka ndryshuar.

“Qëndrimi ynë është i qartë, e ka shprehur kryetari Veseli dhe është qëndrim konsistent që disa javë, kështu që nuk kemi qëndrim të ri. Propozimin e dokumentuar, me 9 faqe të cilin e kanë krejt partnerët ndërkombëtar dhe vendor, kështu që ai është qëndrimi i PDK-së në mënyrë të vazhdueshme”, u shpreh ai.

Partia Demokratike e Kosovës, ka qenë pro vendimit të taksës doganore ndaj Serbisë, madje udhëheqës të saj kishin marr meritat për këtë vendim.

Por së fundi, PDK-ja përmes një deklarate ka kërkuar që taksa të pezullohet për 120 ditë.

Kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli përmes një publikimi të gjatë në Facebook, ishte shprehur se Kosovës nuk i duhet kursi i konfrontimit me SHBA-të e as me BE-në.

“Taksa doganore nuk duhet të hiqet, por ajo duhet të pezullohet për 120 ditë dhe gjatë kësaj periudhe duhet të vihen në fuqi disa kushte konkrete për pezullimin e saj. Dhe nëse pas 120 ditësh nuk kemi një situatë të re, ku sjelljet e Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës ndryshojnë rrënjësisht, atëherë e njëjta taksë vazhdon, por edhe vendimet e tjera që me automatizëm dërgojnë në reciprocitet të plotë me këto dy vende”, ishte deklaruar Veseli me 28 janar 2019.

Në anën tjetër, javë më parë, pas kërkesës së presidentit Hashim Thaçi që të hiqet taksa pas kërkesës së Amerikës, deputetë të PDK-së nuk i patën komentuar specifikisht deklaratat e kryetarit të shtetit,  por thanë se vendimi për taksën duhet të jetë në koordinim me partnerët e Kosovës, siç janë ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

 

https://kallxo.com/kadri-veseli-kerkon-heqjen-e-takses-per-120-dite/?fbclid=IwAR2m5Q0SeU3iB2uTgXsgpgcFaDMU%C3%AB2mgBJQOE4rj9BUDoPOTMjdw1k81R0M

 

https://kallxo.com/deputetet-e-pdk-se-rreshtohen-krah-thacit-per-heqjen-e-takses/

.

 

 

 

 

 

 

Gjykata e Ferzajit ka caktuar paraburgimin prej një muaji për të dyshuarin I.R., i cili dyshohet se e ka dhunuar një të mitur.

Sipas dosjes së prokurorisë, i dyshuari nga muaji prill i vitit 2023 deri në muajin mars 2024 e ka detyruar të miturën nën moshën 14-vjeçare të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj.

Këtë vepër penale ai dyshohet se e kreu duke qenë shofer i autobusit, dhe se e kishte ndalur të miturën në një vend të përshtatshëm ku nuk kishte shtëpia dhe e kishte keqpërdorur seksualisht.

Tutje, sipas prokurorisë në kohë të pacaktuar në disa raste i dyshuari e kishte dërguar tek një motel në Ferizaj dhe kishte kryer marrëdhënie seksuale përkundër refuzimit të dëmtuarës.

“Fillimisht herën e parë, ashtu që derisa ishte si shofer i autobusit dhe pasi që niset nga një fshat i Komunës së Ferizaj në drejtim të fshatit tjetër, i pandehuri pasi e merr të dëmtuarën e mitur në autobus (vetëm këta të dy), ky aty ndal autobusin në një vend të përshtatshëm ku nuk kishte shtëpia dhe për qëllime seksuale e ka keqpërdorur seksualisht, në atë mënyrë që i pandehuri ka kryer akt seksual me të dëmtuarën në autobus e pastaj në kohë të pacaktuar në disa raste e dërgon tek një motel në Ferizajdhe aty kryen marrëdhënie seksuale përkundër refuzimit të dëmtuarës.” – përshkruhet në njoftimin e prokurorisë.

Masa e paraburgimit e caktuar nga gjykata është për 30 ditë sipas kërkesës së Prokurorisë, nga gjyqtarja Fitore Daci.