Takimi me EULEX-in Shtyn Seancën për ish Zyrtaren e Prokurimit të Policisë

Mungesa e anëtarit të trupit gjykues shkak i shtyrjes së seancës gjyqësore ndaj Xhevahire Vatovcit, ish zyrtares së prokurimit të Policisë së Kosovës, e akuzuar për shpërdorim të pozitës zyrtare.

Kryetarja e trupit gjykues Nora Bllaca, është detyruar ta shtynte seancë gjyqësore të caktuar sot pasi që nuk ishte kompletuar trupi gjykues.

Sipas kryetares së trupit gjykues, anëtari i këtij trupi  gjykues gjyqtari Faik Hoxha kishte një takim me kryetarin e gjyqtarëve të EULEX-it dhe për këtë nuk kishte mundësi të jetë i pranishëm në seancës gjyqësore.

Ish-Prokuroria e Qarkut në Prishtinë më datën 17 tetor 2011 ka ngritur aktakuzë ndaj Xhevahire Vatovcit duke e akuzuar se në cilësinë e në cilësinë e zyrtares së Zyrës së Prokurimit në Policinë e Kosovës dhe si kryetare e komisionit për vlerësim, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për ndërmarrjen private “HIB Petroll” SH.P.K. nga Ferizaj ka shpërdorur pozitën zyrtare dhe ka tejkaluar autorizimet zyrtare duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik në Kosovë.

Sipas aktakuzës, “HIB Petroll” SH.P.K në bazë të derivateve të shpenzuara gjatë periudhës 06 prill 2009 deri 31 dhjetor 2010 ka përfituar shumën prej 280.370,91 euro, shumë kjo me të cilën ka dëmtuar buxhetin e Policisë së Kosovës.

Kallxo.com shkroi edhe më parë për këtë rast.

http://kallxo.com/pjesetari-policise-deshmon-ne-gjykimin-e-ish-koleges/

Shefi i Armëve në Kosovë Akuzohet se Shiti Armët e Policisë në Tregun e Zi