Mbledhja e dy komisioneve | Foto: Facebook

Takim për Heqje Barrierash

Mustafa shkroi në faqen e tij të Facebook-ut se sot përfunduan vizitën në Kosovë anëtarët e Komisionit për Veprimtari Prodhuese, Tregti dhe Mjedis të Kuvendit të Shqipërisë.

Këta anëtarë sipas Mustafës gjatë qëndrimit dyditësh në Kosovë u takuan me anëtarë të Komisionit për Zhvillim ekonomik.

Mustafa në postimin e tij konstaton se nga takimet e përbashkëta u nxor përfundimi se bashkëpunimi ekonomik është dukshëm më i vogël se mundësitë.

“Konstatimi i përbashkët ishte se bashkëpunimi ekonomik përkundër rritjes së vëllimit dhe formave ngecë dukshëm në krahasim me nevojat dhe mundësitë,” shkroi Mustafa.

Mustafa tregoi se në takime gjithashtu u konstatua se marrëveshjet mes dy shteteve po zbatohen ngadalë.

“Marrëveshjet e lidhura midis të dy vendve dhe qeverive po gjejnë zbatim të ngadalshëm edhe se ende një sere pengesash jotarifore dhe aktesh nënligjore pengojnë këmbimin tregtar dhe transportin,” shkroi më tutje Mustafa.

Këto marrëveshje u lidhën gjatë mbledhjeve të përbashkëta të qeverive të Kosovës e Shqipërisë.

Mustafa shpjegoi se në takime u fol edhe për pengesat që përmendin biznesmenë të të dy vendeve.

“Secili komision nga ana e vet do të merret me shqetësimet e palës tjetër duke ndërmarrë aksion të përbashkët që të punohet konkretisht me të gjithë akterët përgjegjës për të evituar barierat e bashkpunimit,” shkroi Mustafa.